Ndryshime në Gmail: A mund të ndryshohet adresa juaj e e-mailit?

Google po shqyrton një ndryshim të rëndësishëm që mund t’u japë përdoruesve më shumë fleksibilitet në menaxhimin e llogarive të tyre. Aktualisht, për të përdorur..

1 minute

Read Time

Google po shqyrton një ndryshim të rëndësishëm që mund t’u japë përdoruesve më shumë fleksibilitet në menaxhimin e llogarive të tyre.

Aktualisht, për të përdorur shërbimet kryesore të kompanisë si Gmail, YouTube, Play Store në pajisjet Android apo platforma të tjera, identifikimi bëhet përmes adresës së e-mailit. Kjo adresë, në shumicën e rasteve Gmail, shërben edhe si identitet kryesor për regjistrim në shumë faqe dhe aplikacione online.

Megjithëse rëndësia e saj është thelbësore për përdoruesit, Google deri më tani nuk ka ofruar mundësinë që emri i përdoruesit në adresën e e-mailit të ndryshohet. Kjo ka qenë një nga kufizimet më të diskutuara ndër vite.

Sipas raportimeve të fundit, kjo situatë mund të ndryshojë. Google po planifikon të lejojë modifikimin e adresës së e-mailit, por me disa kufizime. Përdoruesit do të kenë të drejtë ta ndryshojnë adresën vetëm një herë brenda 12 muajve dhe jo më shumë se tri herë gjithsej.

Mundësia për të ndryshuar adresën në Gmail konsiderohet prej kohësh si një nga veçoritë më të kërkuara nga përdoruesit dhe, nëse realizohet, do të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të përvojës së tyre në shërbimet e Google.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports