Gjendje e rënduar energjetike në Prizren, digjen trafo

Situata me furnizimin me energji elektrike në Prizren mbetet problematike, ndërsa mbingarkesa e rrjetit ka shkaktuar incidente serioze edhe mbrëmjen e së martës. Në disa..

1 minute

Read Time

Situata me furnizimin me energji elektrike në Prizren mbetet problematike, ndërsa mbingarkesa e rrjetit ka shkaktuar incidente serioze edhe mbrëmjen e së martës. Në disa zona të qytetit janë regjistruar dëme në pajisjet elektrike, duke kërkuar ndërhyrje emergjente.

Si pasojë e ngarkesës së madhe në rrjet, në lagjet “Bajram Curri” dhe “Ortakoll” janë djegur transformatorë elektrikë, çka ka detyruar intervenimin e zjarrfikësve për të vënë situatën nën kontroll.

“Ekipet e KEDS-it dhe zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarret dhe kanë evituar rreziqet. Ekipet e KEDS-it kanë qenë aktive por akoma rrjeti i vjetruar elektrik, mbingarkesa si pasojë e rritjes së numrit të bashkatdhetarëve dhe uljes së temperaturave pasi qytetarët ngrohen me energji elektrike”.

Ndërkohë, është raportuar edhe për probleme në një nga nënstacionet kryesore të furnizimit me energji në qytet, të cilat janë trajtuar nga institucionet përkatëse.

“KOST ka njoftuar se është intervenuar pas dëmtimit në një transformator tr3 në stacionin numër 1 të furnizimit me energji elektrike në Prizren. Për katër orë është zgjidhur problemi dhe është futur në operim ky nënstacion”, deklaroi Salihu nga Prizreni.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports