Fundjava e fundit e tetorit sjell edhe kalimin në orën dimërore. Në orët e para të mëngjesit të datës 26 tetor, konkretisht në orën 03:00, akrepat e orës do të kthehen një orë prapa. Kjo do të thotë se do të fitojmë një orë më shumë gjumë dhe dita do të nisë më herët sipas orës së re.
Ora dimërore do të mbetet në fuqi deri në fund të marsit të vitit 2026, më saktësisht deri të dielën e fundit të atij muaji, më 29 mars, kur vendi do të rikthehet sërish në kohën verore. /Gjurmuesi/









