Procesi i numërimit ndalet natën e Vitit të Ri, rifillon më 1 janar nga ora 16:00

  • Lajme
  • December 23, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka trajtuar në mbledhjen e fundit organizimin e procesit të numërimit të votave gjatë ndërrimit të moteve. Sipas vendimit, më 31 dhjetor puna do të zhvillohet deri në ora 12:00, ndërsa procesi do të rifillojë më 1 janar nga ora 16:00.

Ky orar ka hapur debat mes anëtarëve të KQZ-së, kryesisht për shkak të angazhimit të stafit gjatë festave të fundvitit dhe nevojës për vazhdimësi të procesit zgjedhor, me qëllim publikimin sa më të shpejtë të rezultateve dhe ruajtjen e integritetit të procesit.

Anëtari i KQZ-së nga AAK-ja, Muharrem Nitaj, tha se vendimi është marrë në Këshillin për Operacione Zgjedhore, por shprehu dilema lidhur me punën më 1 janar.

“Ne në mbledhjen e Këshillit të Operacioneve kemi vendosur që dita e punës në raport me procesin zgjedhor të vazhdojë edhe me datën 1 janar pas orës 16:00, ndërkaq me datën 31 dhjetor të vazhdojë deri në orën 12:00, nuk e di nëse është vendimi më i mirë i mundshëm, nëse ja vlen të angazhojmë ekipet e ndryshme me datën 1 janar në kohën kur 31 dhjetori është festë edhe eventualisht njerëzit mund të kenë telashe që të jenë plotësisht të angazhuar në ditën e nesërme. Po e hapi si dilemë nëse është mirë që me datën 1 janar të mos punohet, ndërkaq të vazhdojë numërimi me datën 2 janar prej orës 10:00”, ka thënë Nitaj.

Ndryshe nga ky qëndrim, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, theksoi se procesi zgjedhor nuk duhet të ndalet për shkak të festave.

“Duhet ta kuptojmë që jemi në proces zgjedhor dhe pjesë e përgjegjësive tona është që puna jonë të mos ndalet në mënyrë që ne një kohë sa më të shkurtër t’i bëjmë publike rezultatet e procesit zgjedhor edhe për kandidatët gjithashtu por pastaj edhe faza tjera të ankimimimit e deri te certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve kërkon nga gjitha subjektet, nga gjithë akterët të përfshirë në proces zgjedhor që ta kryejnë punën e tyre me përkushtim. Ne nuk guxojmë që të ndalim aktivitetin tonë që të ju nënshtrohemi festave, sepse është një proces i cili nuk guxon me pas ndërprerje për shkak edhe të aspektit sensitiv por edhe integritetit të vet procesit”, shtoi ai.

Ndërkohë, drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, bëri të ditur se për këtë orar tashmë janë informuar të gjitha komisionet komunale zgjedhore.

“Çështja e orarit është diskutuar edhe në Këshillin për Operacione Zgjedhore dhe është në pajtim që orari me 31 dhjetor të jetë deri në orën 12 edhe me 1 janar 2026 të vazhdojë prej orës 16:00. Lidhur me këtë dakordim, këtë pajtim të Këshillit të Operacioneve Zgjedhore, Sekretariati i KQZ-së i ka njoftuar të gjitha komisionet komunale zgjedhore, i kemi njoftuar përmes email-it, i kemi njoftuar edhe përmes platformës ëhatssup me datat 31 dhjetor dhe 1 janar. Njoftimin vetëm e kanë pranuar”, ka njoftuar ai.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës