Akordohet Çmimi Nobel në Ekonomi për tre ekonomistë

Tre ekonomistë janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi për vitin 2025, për kontributin e tyre në shpjegimin e rritjes ekonomike të nxitur nga..

1 minute

Read Time

Tre ekonomistë janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi për vitin 2025, për kontributin e tyre në shpjegimin e rritjes ekonomike të nxitur nga inovacioni, njofton komiteti i Riksbank.

Këtë vit, Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vlerësuar me Çmimin Sveriges Riksbank në Shkencat Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobel tre studiuesit: Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt.

Ky çmim, i cili zyrtarisht njihet si Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobelit, u themelua në vitin 1968 nga Sveriges Riksbank – banka qendrore e Suedisë – në nder të shpikësit të dinamitit dhe themeluesit të Çmimeve Nobel.

Vlera monetare e këtij çmimi është e njëjtë me atë të Çmimeve Nobel dhe financohet nga vetë Riksbank. Fituesit e parë të tij ishin Ragnar Frisch dhe Jan Tinbergen në vitin 1969.

Që prej asaj kohe, ky çmim është ndarë 56 herë, duke u dhënë gjithsej 96 laureatëve, ndërsa vetëm tre prej tyre kanë qenë gra. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports