Përpjekjet e KQZ-së për zgjedhje të qeta vlerësohen nga ambasadori britanik

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, zhvilloi sot një vizitë në zyrën e kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniq. Gjatë..

1 minute

Read Time

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, zhvilloi sot një vizitë në zyrën e kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniq. Gjatë takimit, ai vlerësoi lart punën dhe profesionalizmin e stafit të KQZ-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hargreaves përshëndeti përpjekjet e komisionit për të siguruar që zgjedhjet e 28 dhjetorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e vendit.

“Si gjithmonë, isha i impresionuar me profesionalizmin e stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur i vizitova këtë mëngjes. Faleminderit Kreshnik Radoniqit dhe ekipit të tij për përpjekjet e pakursyera që zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës”, shkroi ambasadori.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports