Policia sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë gjatë kontrollit

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë një operacion në Prishtinë, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme fishekësh në një lokal. Ky veprim bazohet..

1 minute

Read Time

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë një operacion në Prishtinë, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme fishekësh në një lokal. Ky veprim bazohet në dyshimet për mbajtje të paligjshme të armëve dhe municionit.

Gjatë kontrollit në lokal dhe në një automjet të lidhur me rastin, Dogana ka gjetur dhe sekuestruar gjithsej 350 fishekë 9 mm për armë të shkurtër (pistoletë) dhe 30 fishekë kalibri 70 mm për armë gjuetie. Sipas autoriteteve, këto municione dyshohet se janë mbajtur në shkelje të legjislacionit në fuqi.

Për rastin është njoftuar Prokuroria kompetente, ndërsa dokumentacioni dhe materiali i sekuestruar i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për trajtim dhe hetim të mëtejshëm, në përputhje me procedurat ligjore.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports