Rrahmani triumfon me Napolin, fiton Superkupën e Italisë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka tërhequr vëmendje jo vetëm për performancën e tij në fushë, por edhe për mënyrën e festimit pas fitimit të..

1 minute

Read Time

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka tërhequr vëmendje jo vetëm për performancën e tij në fushë, por edhe për mënyrën e festimit pas fitimit të Superkupës së Italisë me Napolin. Në një video të shpërndarë nga klubi, Rrahmani prezanton “një shok të ri” me shumë humor, duke treguar se nuk bëhet fjalë për bashkëlojtarin Elif Elmas, por për trofeun e fituar.

“Jam këtu me një shok tjetër. Jo me këtë, por me këtë”, thotë Rrahmani, duke treguar fillimisht Elmasin dhe më pas çmimin e fituar.

Ky moment kujton festën që mbrojtësi 31-vjeçar bëri edhe pas triumfit të Napolit në Serie A. Skuadra e tij mposhti Bolonjan 2:0 në finale, ndërsa më parë kishte eliminuar Milanin me të njëjtin rezultat.

Rrahmani ka qenë ndër lojtarët më të spikatur gjatë finales, dhe tani ka shtuar në koleksion dy tituj të mëdhenj: Serie A dhe Superkupën e Italisë. Përveç këtyre sukseseve me Napolin, mbrojtësi ka pasur më parë arritje të spikatura edhe me Dinamo Zagrebin.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports