Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt: Pamjet inkriminuese të shfaqura sot në Gjykatë

Në Gjykatë është mbajtur seanca lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e cila zgjati rreth tre orë dhe u fokusua në prezantimin e..

1 minute

Read Time

Në Gjykatë është mbajtur seanca lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e cila zgjati rreth tre orë dhe u fokusua në prezantimin e provave materiale nga dita e krimit.

Gjatë seancës u shfaqën pamje inkriminuese nga data 29 nëntor 2023, ditë kur ndodhi vrasja e rëndë, përfshirë lëvizjet dhe momentet kyçe që lidhen me të dyshuarit.

Sipas aktakuzës, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla dyshohet se kishin planifikuar në detaje ekzekutimin e Liridonës, ku Naim Murseli kishte premtuar shumën prej 30 mijë eurosh për Granit Plavën, i cili akuzohet si autor i drejtpërdrejtë i vrasjes.

Në sallën e gjyqit u paraqitën edhe pamje që dokumentojnë takimet mes të akuzuarve, shenjat e komunikimit mes tyre, si dhe video nga vetura në të cilën u vra viktima. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports