Plagoset një person në Ferizaj, dërgohet në QKUK

Një incident i rëndë me armë zjarri është regjistruar gjatë orëve të vona të së dielës në Ferizaj, duke përfunduar me një person të plagosur…

1 minute

Read Time

Një incident i rëndë me armë zjarri është regjistruar gjatë orëve të vona të së dielës në Ferizaj, duke përfunduar me një person të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:43, kur, sipas dyshimeve fillestare, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri, duke e lënduar atë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja si prova materiale.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari (i njohur për policinë) është në kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u trajtuar si vrasje në tentativë dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports