Qëlluan në drejtim të tij, plagoset në këmbë një person në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Gjakovë, ku një person ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve zyrtare,..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Gjakovë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve zyrtare, persona ende të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e goditur atë në këmbë. I lënduari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është dërguar për trajtim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe prokurori kompetent, për të hetuar rrethanat e rastit.

“Të dyshuarit, pasi kanë kryer veprën, janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports