Ngjarje e rëndë në Itali: 20-vjeçari shqiptar qëllohet nga policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në provincën e Pizës, ku një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur gjatë një ndërhyrjeje..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në provincën e Pizës, ku një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur gjatë një ndërhyrjeje policore nga Karabinierët italianë.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një 20-vjeçar, i cili u qëllua me armë zjarri pasi tentoi të largohej me veturë gjatë një kontrolli policor. Ai u godit nga dy plumba dhe më pas u transportua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore nuk është e rëndë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja nisi pas një thirrjeje në polici nga një grua, e cila kërkoi ndihmë duke raportuar se djali i saj i mitur po shantazhohej. Sipas informacioneve, autorët i kishin marrë telefonin celular të miturit dhe kishin kërkuar 1 mijë euro për t’ia kthyer.

Me mbërritjen e patrullës policore në vendin e ngjarjes, një nga të dyshuarit ka përplasur me veturë një karabinier dhe më pas është larguar me shpejtësi të madhe.

Pas kësaj, ka nisur një ndjekje që ka zgjatur disa kilometra, nga zona e Bientinës deri në Montopoli. Gjatë tentativës për t’u arratisur, karabinierët kanë qëlluar gjithsej pesë herë me armë zjarri, duke plagosur 20-vjeçarin. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports