Hoti: Papërgjegjësi në sektorin e energjisë, importi afro 1 miliard euro

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka ngritur alarmin për situatën me energjinë elektrike në Kosovë, duke e cilësuar gjendjen aktuale si serioze dhe të papranueshme për qytetarët dhe bizneset.

Ai ka theksuar se problemet me furnizimin janë bërë veçanërisht të dukshme gjatë ditës së djeshme, sidomos në Rahovec dhe fshatrat përreth, ku ndërprerjet kanë zgjatur me orë të tëra. Sipas Hotit, gjendje e ngjashme po raportohet edhe në pjesë të tjera të vendit.

“Me orë të tëra nuk ka pasur furnizim me energji elektrike”, ka shkruar Hoti, duke shtuar se kjo situatë “me gjasë është edhe në rajone të tjera të vendit”.

Ai ka kritikuar ashpër menaxhimin e sektorit të energjisë, duke thënë se paralajmërimet janë bërë vazhdimisht, por pa rezultat konkret.

“E kemi ngritur në vazhdimësi këtë problem, por situata nuk po përmirësohet. Papërgjegjësi totale. Menaxhimi i situatës nga ana e KEDS-it është i papranueshëm”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, ndërprerjet e shpeshta po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme dhe në ekonomi, sidomos gjatë dimrit dhe në prag të festave të fundvitit.

“Pasiguria e furnizimit me energji elektrike çrregullon çdo planifikim familjar. Bizneset detyrohen të ndërpresin punën apo të punojnë me kosto të rritura”, ka theksuar ai.

Hoti ka fajësuar qeveritë aktuale për mungesë investimesh dhe për ndaljen e projekteve strategjike në energji, duke vlerësuar se vendi ka mbetur për pesë vite pa asnjë kapacitet të ri prodhues.

Ai ka renditur disa vendime që, sipas tij, kanë pasur pasoja të rënda për sektorin energjetik:
• “Marrëveshja e Uashingtonit nuk është zbatuar dhe, rrjedhimisht, centrali me gaz nuk u ndërtua.
• Kontrata për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’ u anulua dhe shteti u detyrua të paguajë 20 milionë euro penalti.
• Çmimi i energjisë elektrike u rrit disa herë, duke rënduar koston e jetës së qytetarëve.
• Rreth 1000 biznese u nxorën në tregun e hapur energjetik pa përgatitje, duke u furnizuar me energji deri tri herë më shtrenjtë.”

Sipas Hotit, këto vendime kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostove të prodhimit dhe të çmimeve për konsumatorët.

“Importi i energjisë këtë vit ka arritur afër 1 miliard euro, të paguara nga qytetarët dhe bizneset përmes tarifave të rritura”, ka deklaruar ai.

Në fund, Hoti ka ngritur disa pyetje që, sipas tij, kërkojnë sqarime institucionale.

“Si mund të arsyetohet kjo situatë? Kush ka interes nga bllokimi i zhvillimit të sektorit energjetik në Kosovë? Pse janë rritur tarifat tri herë dhe pse bizneset u nxorën në treg të hapur pa përgatitjet e nevojshme?”

“Këto janë çështje që duhet të marrin përgjigje dhe do të marrin përgjigje”, ka përfunduar Hoti. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës