Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, nisin hetimet

Në Gjakovë, një grua është gjetur pa shenja jete dhe është dërguar në emergjencë të qytetit të premten vonë në mbrëmje. Policia e Kosovës ka..

1 minute

Read Time

Në Gjakovë, një grua është gjetur pa shenja jete dhe është dërguar në emergjencë të qytetit të premten vonë në mbrëmje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima, një grua kosovare, nuk kishte shenja dhune dhe vdekja e saj është konfirmuar nga mjeku kujdestar. Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion me vendim të prokurorit, ndërsa hetimet për rrethanat e ngjarjes kanë nisur.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Gjakovë 19.12.2025, 23:00. Është raportuar se në Emergjencë është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Sipas mjekut viktima nuk ka pasur shenja të dhunës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin zyrtar të PK-së. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports