Ekspertët paralajmërojnë reduktime të energjisë para dimrit për shkak të mungesës së investimeve

Rritja e ndjeshme e konsumit të energjisë elektrike në prag të dimrit ka rikthyer shqetësimet për stabilitetin e furnizimit në vend. Autoritetet paralajmërojnë se mbingarkesa e sistemit mund të çojë në reduktime, ndërsa ekspertët e lidhin situatën me mungesën e investimeve ndër vite.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT ka bërë të ditur se më 17 dhjetor është shënuar piku i konsumit prej 1468 megavatë/orë. Sipas këtij institucioni, kjo rritje e madhe e kërkesës për energji ka hapur mundësinë e reduktimeve në furnizim.

KOSTT njoftoi se konsumi i rrymës ka shënuar rritje prej 14.33 për qind dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të “kursejnë dhe zhvendosin konsumin” jashtë intervaleve më të ngarkuara, konkretisht nga ora 16:00 deri në 20:00 dhe nga 22:00 deri në 23:00.

Situata aktuale, sipas njohësve të fushës, është rezultat i mungesës së investimeve si në rrjetin energjetik, ashtu edhe në kapacitetet prodhuese. Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, tha se kjo gjendje lidhet drejtpërdrejt me mos-përmbushjen e obligimeve nga operatorët e licencuar në sektorin e energjisë.

“Kjo ka ardhur si pasojë e investimeve jo të bollshme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, si atë në domenin e KOSTT-it ashtu dhe atë të KEDS-it”, ka thënë Ismet Mulaj, Ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Ai shtoi se mungesa e investimeve në kapacitete të reja prodhuese po i rëndon drejtpërdrejt qytetarët, të cilët po përballen me mungesë të energjisë, cilësi të dobët dhe fatura të larta.

“Ndoshta për mungesë të kapacitetit, ndoshta për jo-profesionalizëm, ose në raste të caktuara edhe për favorizim të operatorëve në treg, realisht kanë krijuar një lloj problematike të jashtëzakonshme, që qytetarët, konsumatorët në Kosovë sot, edhe nuk kanë energji të bollshme, edhe cilësia e energjisë nuk është e ajo që kërkohet, por edhe fatura ju vjen shumë e lartë”, ka thënë – Ismet Mulaj, Ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Ndërkohë, përveç njoftimeve për ndërprerje të energjisë për shkak të punimeve në rrjet në 12 zona të rajoneve Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Ferizaj, KEDS-i nuk ka dhënë përgjigje ndaj pyetjeve lidhur me furnizimin. Po ashtu, as KESCO nuk ka ofruar sqarime për situatën aktuale. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Kompania e mirëmbajtjes në UP nuk zbaton vendimin e Qeverisë, punëtorët nën pagën minimale
  • March 12, 2026

Një pjesë e punëtorëve që kryejnë shërbime mirëmbajtjeje në institucionet publike po përballen me paga më të ulëta se minimumi i përcaktuar me ligj. Edhe pse vendimi për rritjen e…

Vazhdo lëximin...
Çmimi i naftës nis të bjerë në tregjet ndërkombëtare
  • March 11, 2026

Pas rritjes së ndjeshme që pasoi shpërthimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, tregu ndërkombëtar i naftës ka filluar të shfaqë shenja stabilizimi. Në orët e fundit është vërejtur një…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegjësia bie mbi LVV-në

  • March 12, 2026
Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegjësia bie mbi LVV-në

Abdixhiku paralajmëron projekt të ri politik, flitet për mundësinë e rikthimit të Osmanit në LDK

  • March 12, 2026
Abdixhiku paralajmëron projekt të ri politik, flitet për mundësinë e rikthimit të Osmanit në LDK

Konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF në QKUK

  • March 12, 2026
Konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF në QKUK

Parlamenti Evropian i kërkon Serbisë ndjekje penale të Milan Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

  • March 12, 2026
Parlamenti Evropian i kërkon Serbisë ndjekje penale të Milan Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Arrestohet një burrë në Kenia, përpiqej të kontrabandonte mbi 2,000 milingona të gjalla në bagazh

  • March 12, 2026
Arrestohet një burrë në Kenia, përpiqej të kontrabandonte mbi 2,000 milingona të gjalla në bagazh

Trump: Irani mund të luajë në Botërorin 2026, por jo në kushte të sigurta

  • March 12, 2026
Trump: Irani mund të luajë në Botërorin 2026, por jo në kushte të sigurta