I kapen mbi 10 mijë euro një udhëtari në Aeroport

Një tentativë për të futur para të padeklaruara është zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, gjatë një kontrolli rutinë nga autoritetet doganore. Sipas njoftimit zyrtar..

1 minute

Read Time

Një tentativë për të futur para të padeklaruara është zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, gjatë një kontrolli rutinë nga autoritetet doganore.

Sipas njoftimit zyrtar të Doganës, gjatë skanimit fillestar dhe kontrollit fizik të një udhëtari dhe bagazhit të tij, zyrtarët kanë gjetur një shumë të konsiderueshme parash të fshehura në trupin e tij, konkretisht në çorape. Bëhet fjalë për 8,000 funta britanike të padeklaruara, përveç një shume tjetër që udhëtari mbante me vete.

Në total, shuma e zbuluar arrinte në 9,300 funta britanike, që sipas kursit zyrtar të këmbimit përkthehet në 10,611.59 euro.

Ndaj udhëtarit është shqiptuar masë administrative në vlerë prej 25 për qind të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa e mbetur e mjeteve monetare është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore.

Rasti është referuar gjithashtu sektorit të Hetimeve për trajtim dhe veprime të mëtejshme ligjore.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports