“Përzhina” rikthen dhimbjen: dyshohet se deri tetë të zhdukur janë të varrosur

  • Lajme
  • December 19, 2025

Një zbulim me rëndësi të veçantë është bërë në komunën e Rahovecit, duke rihapur shpresat për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Gjatë gërmimeve në zonën e njohur si “Përzhina”, janë gjetur dy pjesë eshtërore dhe mbetje mortore që dyshohet se i përkasin të paktën një individi, për të cilin ekziston mundësia të jetë viktimë e luftës dhe pjesë e listës së personave të zhdukur.

Ditor Haliti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore bëri të ditur se mbetjet e gjetura janë dërguar në IML për verifikim dhe analiza të mëtejshme.

Sipas tij, mbetjet lidhen me ngjarjet e vitit 1998 në komunën e Rahovecit. Haliti shtoi se në këtë lokacion ekziston mundësia që të gjenden mbetje mortore të deri në tetë viktimave, ndonëse numri i saktë nuk mund të përcaktohet në këtë fazë.

Ai theksoi se kjo zonë ka qenë e trajtuar edhe më herët nga Tribunali i Hagës dhe ekipet e UNMIK-ut, por se jo të gjitha varrezat janë identifikuar atëherë.

“Ky është një lokacion që është punuar në të kaluarën nga Tribunali i Hagës nga ekipet e UNMIK-ut, por duke iu falënderuar punës analitike të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe institucioneve tona është ardh në përfundim që një numër i viktimave, personave të zhdukur, ka mundësi që janë ende të varrosur këtu sepse nuk janë zhvarrosur gjatë punimeve në të kaluarën. Ky numër është deri në tetë, nuk mund ta saktësojmë, mund të jetë edhe më i vogël por maksimum mund të jetë tetë”, ka thënë ai. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës