Vdes 12-vjeçarja në Spitalin e Prizrenit, nisin hetimet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të enjten në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente 12-vjeçare ka humbur jetën në rrethana ende të panjohura. Sipas..

1 minute

Read Time

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të enjten në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente 12-vjeçare ka humbur jetën në rrethana ende të panjohura.

Sipas raportimeve nga Policia, me datën 18.12.2025, rreth orës 16:00, Stacioni Policor në Prizrenka marrë njoftimin se një paciente kishte humbur jetën në rrethana ende të panjohura dhe menjëherë ka dërguar patrullat në vendngjarje, në Qendrën Emergjente – Repartin e Pediatrisë. Mjeku përgjegjës ka konfirmuar se vajza ishte pranuar për trajtim më 17 dhjetor rreth orës 23:50, ndërsa më 18 dhjetor rreth orës 15:55 kishte ndërruar jetë.

Të gjitha njësitë kompetente të Stacionit Policor Prizren, si dhe Njësia e Hetimeve Rajonale, kanë dalë në vendngjarje për të mbledhur të dhënat e nevojshme. Prokurori kujdestar i shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si hetim i vdekjes dhe trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit. Hetimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar nga njësitë kompetente. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports