FSK organizon Forumin e Nënoficerëve

Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi “Forumin e Nënoficerëve të FSK-së” me qëllim të forcimit të bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet nënoficerëve dhe..

1 minute

Read Time

Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi “Forumin e Nënoficerëve të FSK-së” me qëllim të forcimit të bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet nënoficerëve dhe oficerëve të rinj.

Hapjen e forumit e bëri Komandanti i KDS-së, Jeton Dreshaj, i cili nënvizoi rolin kyç të nënoficerëve si shtyllë e realizimit të detyrave dhe misionit të FSK-së. Forumi u udhëhoq nga Bedri Zuka, i cili theksoi përkushtimin e tij dhe të nënoficerëve për zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së në të gjitha nivelet. Po ashtu, u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit me Gardën e IOWA-s për edukimin profesional të nënoficerëve.

Në aktivitet morën pjesë nënoficerë nga të gjitha nivelet e FSK-së, të cilët diskutuan për zhvillimin e korit të nënoficerëve, ndërtimin e besimit, fleksibilitetin në udhëheqje dhe marrëdhëniet me oficerët. Po ashtu, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Garda Kombëtare e AJOV-ës, NALT, ASG Ballkan dhe institucione të tjera.

FSK vazhdon të angazhohet në zhvillimin e korit të nënoficerëve, duke e konsideruar atë shtyllën kryesore për realizimin e misionit kushtetues dhe ligjor. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports