Një shtetas turk u arrestua sot në Aeroportin e Prishtinës pasi prezantoi një pasaportë që dyshohet të jetë e falsifikuar gjatë kontrollit të dokumenteve.
Policia bëri të ditur se dokumenti i dyshuar është konfiskuar për procedura të mëtejshme.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme. /Gjurmuesi/







