Edi Rama viziton në Hagë, Hashim Thaçin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke e gjetur atë në gjendje të qetë dhe me humor të..

1 minute

Read Time

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke e gjetur atë në gjendje të qetë dhe me humor të mirë.

Gjatë takimit, Rama tha se ata diskutuan për familjet dhe miqtë e përbashkët, për Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe për disa libra, përfshirë veprën e Aurel Plasarit dhe librin më të fundit të Kisingerit. Thaçi, sipas Ramës, e quan këtë vend “institut” me të qeshur.

“Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, e me Luftën Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk e përdhos dot një farsë e nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Strasburg dhe e vazhduar me lloj-lloj absurditesh e dëshmitarësh groteskë të akuzës ndërkombëtare në Hagë”, shkroi Rama.

Ai gjithashtu shprehu indinjatën për atë që e konsideron një padrejtësi të thellë në zemër të Evropës demokratike:

“Nuk di ç’të them më për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin dhe fondet e taksapaguesve të vendeve demokratike, ndaj një populli europian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, po edhe Europën nga një njollë e zezë apartajdi mu në kërthizën e saj për dekada me radhë”.

Rama përfundoi duke uruar bekimin për Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe të burgosurit e saj pa gjyq, të cilët sipas tij qëndrojnë në mes të Europës së lirisë, demokracisë dhe shtetit ligjor. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports