E ardhmja e portierit gjerman Marc-André ter Stegen te Barcelona mbetet në pikëpyetje, pasi ai po kërkon më shumë minuta loje përpara Botërorit 2026.
Megjithëse ka luajtur si titullar në Kupën e Mbretit, trajneri Hansi Flick e sheh Ter Stegenin si zgjedhjen e tretë, gjë që e shtyn drejt largimit nga klubi për të siguruar vazhdimësinë e paraqitjeve në fushë.
Sipas raportimeve, gjashtë klube kanë shprehur interesim për shërbimet e tij: Monaco, Tottenham, Newcastle, Manchester United, Beşiktaş dhe Bayern Munchen. Për shkak të kushteve kontraktuale dhe financiare, huazimi në janar shihet si alternativa më e mundshme për të gjitha palët. /Gjurmuesi/








