Gjendet i vdekur një 57-vjeçari, pranë tij u gjet një armë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Serbicë e Ulët të Prizrenit, ku një person 57-vjeçar është gjetur i vdekur në një fushë. Sipas njoftimit..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Serbicë e Ulët të Prizrenit, ku një person 57-vjeçar është gjetur i vdekur në një fushë.

Sipas njoftimit të Policisë për rajonin e Prizrenit, viktima është identifikuar me inicialet M.K. dhe trupit të tij i është konstatuar një plagë nga arma e zjarrit. Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur një pistoletë.

“Sot, më datë 17.12.2025, rreth orës 11:35, Policia ka pranuar informatën se në fushën e fshatit Serbicë e Ulët është vërejtur një person pa shenja jete. Njësitet policore dhe emergjenca mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit. Viktima është identifikuar si M.K., 57 vjeçar, mashkull, nga fshati Serbicë e Ulët. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke mbledhur informacione, prova materiale dhe dëshmi relevante”, ka deklaruar zëdhënësi Shaqir Bytyqi.

Prokurori kompetent është njoftuar dhe po udhëzon veprimet e mëtejshme. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të vendosur shkaqet e vdekjes. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports