Tre persona kapen duke tentuar të eksploatojnë zhavorrin pranë Drinit të Bardhë

Tre persona u arrestuan mbrëmë në Prizren, pasi tentuan të nxjerrin zhavorr nga zona përreth lumit “Drini i Bardhë”. Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar..

1 minute

Read Time

Tre persona u arrestuan mbrëmë në Prizren, pasi tentuan të nxjerrin zhavorr nga zona përreth lumit “Drini i Bardhë”.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se gjatë aksionit janë sekuestruar një kamion dhe dy eskavatorë, ndërsa të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.

Ky aksion vjen pas një operacioni të ngjashëm që u zhvillua gjashtë muaj më parë nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës, ku 19 persona ishin arrestuar dhe ishin sekuestruar 40 mjete të ndryshme përfshirë 10 kamionë, 15 eskavatorë dhe 15 makineri për përpunimin e materialit, me një vlerë totale prej rreth 2 milionë eurosh. /Gjurmuesi/

About the Author