Zbulohen gjurmë dinozaurësh 210 milionë vjeçare në veri të Italisë

Një zbulim i rrallë paleontologjik është bërë në veri të Italisë, ku në një park kombëtar janë identifikuar mijëra gjurmë këmbësh dinozaurësh që datojnë rreth..

1 minute

Read Time

Një zbulim i rrallë paleontologjik është bërë në veri të Italisë, ku në një park kombëtar janë identifikuar mijëra gjurmë këmbësh dinozaurësh që datojnë rreth 210 milionë vjet më parë.

Gjurmët, disa prej të cilave arrijnë deri në 40 centimetra gjatësi, janë të vendosura paralelisht dhe në shumë prej tyre dallohen qartë gishtërinjtë e këmbëve, duke ofruar detaje të rëndësishme për lëvizjen e këtyre krijesave parahistorike.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, këto gjurmë i përkasin prosauropodëve – një grup dinozaurësh me qafë të gjatë, kokë të vogël dhe kthetra të mprehta, raportoi BBC.
“Asnjëherë nuk e kam imagjinuar se do të shihja një zbulim kaq spektakolar në rajonin ku jetoj”, ka thënë paleontologu Cristiano Dal Sasso.

Gjurmët janë zbuluar fillimisht në shtator të vitit të kaluar, kur një fotograf kishte hasur rastësisht në to në Parkun Kombëtar Stelvio, pranë Milanos.

Sipas Dal Sassos, kjo zonë ka qenë e populluar dendur me dinozaurë gjatë periudhës mes 250 dhe 201 milionë vjet më parë, çka e bën këtë zbulim veçanërisht të rëndësishëm për studimin e historisë së hershme të jetës në këtë rajon. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports