Një incident me të plagosur është regjistruar këtë të martë në qytetin e Prizrenit. Një person ka marrë lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e viktimës është stabile. “Është sjell rreth orës 13:20 në Emergjencë pas ekzaminimeve në Emergjencë vazhdon trajtimin në Repartin e Ortopedisë”, ka deklaruar ai.
Lidhur me rrethanat e rastit, autoritetet policore ende nuk kanë dhënë një përgjigje zyrtare, ndërsa pritet që detaje shtesë të bëhen të ditura pas reagimit të tyre. /Gjurmuesi/







