Autoriteti i Konkurrencës kërkon nga bizneset të mos rrisin çmimet pa arsye

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka reaguar lidhur me lëvizjet e çmimeve në treg gjatë periudhës së festave të fundvitit, duke u bërë thirrje bizneseve që..

1 minute

Read Time

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka reaguar lidhur me lëvizjet e çmimeve në treg gjatë periudhës së festave të fundvitit, duke u bërë thirrje bizneseve që të shmangin çdo rritje të pajustifikuar të çmimeve.

Ky institucion ka paralajmëruar se çdo shkelje e ligjit në këtë periudhë do të trajtohet me seriozitet dhe mund të pasohet me masa ndëshkuese, nëse konstatohet abuzim me tregun apo konkurrencën.

“Rikujtojmë se çdo marrëveshje, bashkërendim apo veprim i njëanshëm ndërmjet bizneseve që ka për qëllim ose efekt rritjen artificiale të çmimeve, ndarjen e tregut, kufizimin e konkurrencës apo abuzimin me pozitën e përbashkët dominuese, përbën shkelje të rëndë të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe është subjekt i sanksioneve ligjore”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas AKK-së, çmimet në treg duhet të jenë rezultat i kushteve reale ekonomike dhe jo i marrëveshjeve të ndaluara, sjelljeve spekulative apo shfrytëzimit të pozitës së përbashkët dominuese nga operatorët ekonomikë.

Po ashtu, nga ky institucion është bërë e ditur se inspektorët kanë intensifikuar kontrollet në terren që nga fillimi i muajit dhjetor.

“Që nga fillimi i muajit Dhjetor dhe deri në fund të këtij muaji, të gjithë inspektorët e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë çdo ditë në terren në çdo qytet të Republikës së Kosovës, duke monitoruar me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet dhe rritjet e çmimeve në treg”, thuhet tutje.

Ndryshe, qytetarët në Kosovë vazhdimisht shprehen se në prag të festave të fundvitit çmimet rriten pothuajse çdo vit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports