Policia paralajmëron për e-maila të rremë në qarkullim

Policia e Kosovës ka reaguar zyrtarisht pas raportimeve për qarkullimin e disa e-maileve të dyshimta, të cilat po shpërndahen tek qytetarë dhe institucione të ndryshme,..

1 minute

Read Time

Policia e Kosovës ka reaguar zyrtarisht pas raportimeve për qarkullimin e disa e-maileve të dyshimta, të cilat po shpërndahen tek qytetarë dhe institucione të ndryshme, duke u paraqitur rrejshëm si komunikime zyrtare të Policisë së Kosovës dhe organizatave të tjera vendore e ndërkombëtare.

Sipas njoftimit për media, bëhet e ditur se këto informacione janë jozyrtare dhe të pavërteta, ndonëse në përmbajtjen e tyre pretendohet se janë lëshuar nga Policia e Kosovës, përfshirë edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Në këto e-maile, të cilat mbajnë emërtimin “THIRRJE GJYQËSORE”, figurojnë numra referues dosjesh dhe përmenden kinse institucione si stafi i lartë menaxhues i PK-së, Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovë, Byroja Federale e Hetimeve, Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik dhe Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (INTERPOL).

“NUK janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara”, thuhet në njoftim.

Më tej, Policia e Kosovës bën të ditur se, si institucion i zbatimit të ligjit, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informatave lidhur me përsëritjen e qarkullimit të këtyre e-maileve, ka nisur hetime intensive.

Sipas njoftimit, janë angazhuar njësitet kompetente policore me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të personave përgjegjës për këtë vepër penale.

“Policia e Kosovës njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave/mashtrimeve të tilla dhe kushdo që mund të pranojë ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së [email protected] për trajtim dhe kompetencë të mëtejme”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports