Arrat janë një ushqim shumë i shëndetshëm dhe i pasur me yndyra të mira, fibra dhe proteina, por konsumimi i tyre në sasi të mëdha mund të sjellë efekte të padëshiruara për organizmin. Ekspertët paralajmërojnë se më shumë se 7 arra në ditë mund të shkaktojnë dhimbje koke, fryrje të stomakut dhe diarre.
Efektet anësore të konsumit të tepërt të arrave
Probleme me stomakun
Fibra që gjendet tek arrat ndihmon sistemin tretës, por nëse konsumoni shumë fibra njëherësh, sidomos nëse tashmë ndiqni një dietë të pasur me fibra, kjo mund të shkaktojë gazra, diarre dhe fryrje. Një grusht me arra siguron rreth 2 gramë fibër, një sasi që zakonisht nuk sjell probleme.
Shtimi në peshë
Arrat janë shumë energjike; një filxhan me arra përmban rreth 765 kalori. Yndyrat dhe fibra ndihmojnë të ndiheni të ngopur, por nëse e teproni, kjo mund të çojë në shtim të peshës dhe gjithashtu dhimbje koke. Ekspertët këshillojnë të ndaloni së ngrëni sapo ndiheni të ngopur për të shmangur marrjen e kalorive të tepërta. Niveli i duhur i kalorive ditore për gratë dhe vajzat është 1,600–2,400 kalori, ndërsa për burrat dhe djemtë 2,000–3,000 kalori.
Reagimet alergjike
Personat që janë alergjikë ndaj arrave duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi reagimet mund të jenë të ndryshme dhe përfshijnë skuqje dhe kruarje të lëkurës, diarre, dhimbje abdominale, teshtima, kollë të thatë dhe bllokim të hundëve. Në rast se këto shoqërohen me dhimbje kraharori, rrahje të ulëta të zemrës ose rënie të tensionit, është e nevojshme të kërkohet menjëherë ndihmë mjekësore.
Duke respektuar sasinë e rekomanduar ditore, arrat mund të shërbejnë si një burim i shkëlqyer ushqimor pa rrezik për shëndetin. /Gjurmuesi/









