Inflacioni në Kosovë: 100 eurot e vitit 2019 sot vlejnë 78 euro, përshkruajn ekonomistët

Rritja e vazhdueshme e çmimeve gjatë viteve të fundit ka ndikuar drejtpërdrejt në standardin e jetesës në Kosovë, duke e zvogëluar ndjeshëm fuqinë reale blerëse të qytetarëve. Sipas vlerësimeve ekonomike, paratë sot blejnë shumë më pak krahasuar me disa vite më parë, edhe kur shumat duken të pandryshuara.

“Inflacioni po gërryen fuqinë blerëse në Kosovë: 100 euro të vitit 2019 sot vlejnë vetëm 78 euro”. Kështu e përshkruan ekonomisti Edison Jakurti realitetin ekonomik të Kosovës të viteve të fundit.

Ai thekson se ndonëse vlera nominale e parasë mbetet e njëjtë, ajo që ndryshon është vlera reale – pra sa mallra dhe shërbime mund të blihen me të njëjtën shumë parash.

Sipas një analize të Jakurtit, inflacioni ka pasur një ndikim të fortë në fuqinë blerëse në Kosovë, veçanërisht gjatë 3–4 vjetëve të fundit.

Një grafik ilustrues që ka publikuar ai në Facebook tregon se sa vlejnë sot 100 euro të vitit 2019, pasi të hiqen efektet e rritjes së çmimeve.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2014, 100 euro të vitit 2019 do të kishin vlerë reale rreth 105 euro, çka nënkupton një nivel më të ulët çmimesh dhe fuqi më të lartë blerëse. Ndërkohë, në vitin 2025, e njëjta shumë – 100 euro e vitit 2019 – vlen vetëm rreth 78 euro në terma realë.

Kjo do të thotë se ajo që në vitin 2019 blihej me 100 euro, në vitin 2025 kushton afërsisht 128 euro. Sipas Jakurtit, kjo rënie e ndjeshme e vlerës reale të parasë është dëshmi e qartë se inflacioni ka gërryer seriozisht standardin e jetesës dhe fuqinë blerëse të qytetarëve në Kosovë.

Analiza nxjerr në pah se, edhe pse paga apo të ardhurat nominale mund të duken të pandryshuara ose në rritje, realiteti ekonomik për familjet kosovare është më i vështirë, pasi paratë e tyre sot blejnë dukshëm më pak se disa vite më parë. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës