Një incident tragjik ka ndodhur sot në Bondi Beach të Sydneys, duke shkaktuar vdekjen e 11 personave dhe plagosjen e 29 të tjerëve, përfshirë edhe një fëmijë.
Ngjarja ndodhi gjatë një aktiviteti për të shënuar fillimin e Hanukkah, i cili kishte mbledhur mbi një mijë pjesëmarrës, sipas autoriteteve policore të Uellsit të Ri Jugor. Policia konfirmoi se disa mjete shpërthyese të improvizuara u gjetën dhe u hoqën nga një automjet pranë vendit të sulmit, të cilat lidhen me autorin e ngjarjes.
Kryeministri Chris Minns e përshkroi incidentin si “edhe më tronditës” duke pasur parasysh se sulmet masive me armë janë të rralla në Australi. Një nga sulmuesit u vra, ndërsa një i dyshuar tjetër ndodhet në gjendje kritike. /Gjurmuesi/







