Kanë kaluar 27 vjet nga një ngjarje e tmerrshme e ndodhur më 14 dhjetor 1998 në një lokal në Pejë, ku gjashtë të rinj serbë humbën jetën si pasojë e një skenari të orchestruar nga Serbia.
Qëllimi i këtij krimi, sipas hetimeve dhe raportimeve, ishte të hidhte fajin mbi shqiptarët. Viktimat ishin: Ivan Radeviq (25), Ivan Obradoviq (14), Vukota Gvozdenoviq (16), Dragan Trifoviq (17), ndërsa Svetislav Ristiq (18) dhe Zoran Stanojeviq (17) vdiqën në spital nga plagët e marra.
Dy persona të armatosur hynë në lokal dhe qëlluan me armë, ndërsa fajin për ngjarjen e hodhën mbi pesë të rinj shqiptarë të Pejës, të cilët u dënuan për veprimtari armiqësore. Ata u liruan një muaj pas fillimit të vuajtjes së dënimit me ndërhyrje të Kryqit të Kuq, por nuk u shpëtua nga torturat në burgjet e Serbisë.
Sipas mediumeve nga Mali i Zi, autorët e këtij krimi, të përfshirë edhe në masakrën e burgut të Dubravës, përfshijnë Sinisha Petriqin, drejtues i klanit “Zenica”, dhe Radomir “Boban” Baçoviq, lider i klanit “Shkalar”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar më parë se ky krim nuk ishte kryer nga shqiptarët, megjithëse Serbia vazhdon ta mbajë fshehur për 27 vjet. /Gjurmuesi/







