Pesë të arrestuar pas të shtënave me armë në Prishtinë

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në një incident me armë zjarri në Rrugën e Gjilanit. Policia e Kosovës reagoi menjëherë..

1 minute

Read Time

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në një incident me armë zjarri në Rrugën e Gjilanit.

Policia e Kosovës reagoi menjëherë pas marrjes së informatës dhe angazhoi njësitet e nevojshme për të ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Zyrtarë nga Stacioni Jugu dhe Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit arrestuan fillimisht katër persona dhe sekuestruan armët e përdorura.

Pas hetimeve të mëtejshme, u identifikua dhe u arrestua edhe personi i pestë, nga i cili gjithashtu u konfiskua një armë zjarri.

“Personat e dyshuar, pas intervistimit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprat penale: ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ dhe ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve’”, bëri të ditur Policia e Kosovës. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports