KQZ fillon dërgimin e fletëvotimeve për votuesit me postë

  • Lajme
  • December 14, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vënë në lëvizje procesin e votimit nga jashtë vendit, duke nisur dërgimin e pakove zgjedhore për qytetarët e Kosovës që janë regjistruar për të votuar me postë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas KQZ-së, rreth 58 mijë qytetarë të regjistruar për votim me postë do të pranojnë në adresat e tyre pakot që përmbajnë fletëvotimet.

Ndërkohë, 19,257 votues të tjerë që kanë zgjedhur votimin fizik jashtë Kosovës do ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës më 27 dhjetor, në përfaqësitë diplomatike ku janë të regjistruar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se fletëvotimet janë prodhuar në Slloveni dhe kanë mbërritur në Kosovë më 12 dhjetor. Pas pranimit të tyre, shërbimi votues i KQZ-së ka përfunduar përgatitjen e pakove individuale, të cilat tashmë janë gati për shpërndarje te votuesit jashtë vendit.

“Fillimisht, pakot do të dërgohen në aeroport dhe gjatë ditës së nesërme do të fillojë shpërndarja e tyre në shtete të ndryshme, përmes shërbimeve postare, në adresat e votuesve. KQZ njofton se gjatë javës në vijim do të përmbyllet i gjithë procesi i dërgimit të pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës. Në çdo dërgesë postare, është vendosur nga një numër i veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos me fletëvotim”, tha Elezi.

Sipas njoftimit zyrtar, afati për votimin përmes postës është deri më 27 dhjetor, ndërsa votuesit këshillohen që ta dërgojnë pakon me fletëvotim sa më herët, në mënyrë që ajo të mbërrijë brenda afatit të paraparë.

“Është e rëndësishme të theksohet se votimi përmes postës përfundon më 27 dhjetor 2025. Kjo periudhë votimi vlen vetëm për rreth 58 mijë votuesit e regjistruar jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur të votojnë përmes postës. KQZ u bën thirrje votuesve që të mos presin ditën e fundit për ta dërguar pakon e tyre me fletëvotim. Pakot duhet të dorëzohen në adresën e njërës nga kutitë postare të KQZ-së në shtetin ku jetojnë votuesit, apo në kutitë postare më të afërta.

Votuesit inkurajohen që këtë ta bëjnë sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që pakoja të arrijë me kohë në kutinë postare nga ku do të tërhiqet dhe do të dërgohet në Kosovë për procesin e numërimit”, tha Elezi.

Për të lehtësuar procesin e votimit për diasporën, KQZ ka funksionalizuar kuti postare në gjithsej 23 shtete: Australia, Austria, Belgjika, Çekia, Danimarka, Franca, Gjermania, Holanda, Hungaria, Italia, Kanadaja, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, SHBA-ja, Shqipëria, Sllovenia, Suedia, Turqia dhe Zvicra. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës