Emri i Ismail Kadaresë përjetësohet në Paris

Këshilli Bashkiak i Parisit ka votuar me unanimitet vendosjen e një pllake përkujtimore në nderim të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare. Kjo pllakë do të vendoset në adresën 63 boulevard Saint-Michel – aty ku shkrimtari i madh shqiptar jetoi për vite me radhë së bashku me familjen e tij dhe ku shkroi disa nga faqet më të ndritura të letërsisë moderne shqiptare.

Ky akt solemn nuk është thjesht një përkujtim personal për një prej figurave më të shquara të kulturës shqiptare, por edhe një njohje publike e peshës që Kadare pati në letrat botërore dhe në mbrojtjen e identitetit kulturor shqiptar.

Përmes këtij vendimi, Parisi nderon Shqipërinë dhe kulturën e saj, duke e vendosur emrin e Ismail Kadaresë përkrah personaliteteve që kanë lënë gjurmë në historinë e qytetit dhe të njerëzimit. Emri i tij do të qëndrojë përgjithmonë në një nga bulevardet më të rëndësishme të Parisit, si simbol i krenarisë sonë kombëtare dhe i kontributit të vyer që kultura shqiptare i ka dhënë qytetërimit europian.

  • Të ngjashme:

    Zbulohen gjurmë të një vendbanimi arkeologjik në zonën e Lushnjës
    • March 10, 2026

    Në zonën e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë në Peqin, kanë nisur gërmime arkeologjike shpëtimi që po zhvillohen nga arkeologët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim…

    Vazhdo lëximin...
    Kurti vlerëson kineastet e Kosovës për sukseset në skenën ndërkombëtare
    • March 9, 2026

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur vlerësim për kontributin që gratë kineaste nga Kosova po japin në industrinë e filmit, duke theksuar se puna dhe arritjet e tyre po…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës