Kosova nis ndihmat humanitare për Gazën me anije

Kosova ka dërguar të shtunën një ndihmë humanitare për popullin e Gazës, e nisur nga porti i Mersinit në Turqi me anije speciale. Kryeministri në..

1 minute

Read Time

Kosova ka dërguar të shtunën një ndihmë humanitare për popullin e Gazës, e nisur nga porti i Mersinit në Turqi me anije speciale.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi nisjen e ndihmës, duke sqaruar se megjithëse vendimi për dërgimin e saj ishte marrë në janar, realizimi u bë i mundur vetëm pas marrëveshjes së fundit të paqes të arritur nën udhëheqjen e presidentit amerikan.

Dërgesa me vlerë 500 mijë euro përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione ushqimi të ngrohtë.

“Kjo ndihmë humanitare përfaqëson angazhimin e Republikës së Kosovës si pjesë e solidaritetit ndërkombëtar dhe përkushtimin tonë për të mbështetur popullatën civile që po përballet me vështirësi tejet të mëdha në Gaza”, shkroi Kurti, duke falënderuar gjithashtu Turqinë për mbështetjen në realizimin e këtij operacioni. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports