Në Shkup ka nisur sot një protestë paqësore me pjesëmarrje të madhe qytetarësh, e organizuar nga Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me gjykimin në Hagë.
Organizatorët kanë theksuar se protesta do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe kanë bërë thirrje që ish-luftëtarët të mos marrin pjesë, për shkak të mundësisë së arrestimeve nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për personat që kanë fletarrestime nga Serbia.
Kjo shënon protestën e pestë me radhë të mbajtur nga Organizata e Veteranëve, pas aktiviteteve të ngjashme që u zhvilluan më parë në Prishtinë, Tiranë, Hagë dhe Strasburg. /Gjurmuesi/







