Nis ndërtimi i Qendrës Nacionale të Xhudos

Një hap i rëndësishëm për sportin e xhudos në Kosovë është bërë realitet sot, 12 dhjetor, me fillimin e punimeve për ndërtimin e Qendrës Nacionale..

1 minute

Read Time

Një hap i rëndësishëm për sportin e xhudos në Kosovë është bërë realitet sot, 12 dhjetor, me fillimin e punimeve për ndërtimin e Qendrës Nacionale të xhudos në Pejë. Ky projekt i shumëpritur synon të krijojë një hapësirë moderne për trajnim dhe zhvillim të sportistëve të këtij disipline.

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, bëri të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale, duke shprehur gëzimin e tij për realizimin e këtij investimi të përbashkët mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Federatës së Xhudos.

“Investim i MKRS në marrëveshje me federatën tonë! Aty ku u ndërtuan 5 medaljet Olimpike prej tyre 3 të arta do të bëhet një qendër moderne për sportin e xhudos! E gëzofshim me shumë medalje e suksese të reja!”, shkroi Kuka.

Qendra Nacionale e xhudos pritet të ofrojë kushte të avancuara për përgatitjen e sportistëve dhe të shërbejë si një qendër referimi për zhvillimin e xhudos në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports