Sulm ndaj një polici në Prizren pas shqiptimit të gjobës

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Prizren, ku një polic u sulmua gjatë ushtrimit të detyrës, pas shqiptime së një gjobe për..

1 minute

Read Time

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Prizren, ku një polic u sulmua gjatë ushtrimit të detyrës, pas shqiptime së një gjobe për kundërvajtje.

Sipas raportit ditor të Policisë, i dyshuari ndërhyri pasi gjoba iu ishte shqiptuar vëllait të tij.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Raporti i plotë i Policisë:

Kanosje & pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare
“Enver Hadri”, Prizren, 10.12.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka penguar dhe kanosur viktimën mashkull kosovar – zyrtar policor, i cili ishte duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje vëllait të të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. /Gjurmuesi/

About the Author