Osmani takon Begajn: Kosova dhe Shqipëria duhet të ecin krah për krah

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ku fokusi kryesor ka qenë forcimi i lidhjeve mes dy..

1 minute

Read Time

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ku fokusi kryesor ka qenë forcimi i lidhjeve mes dy shteteve. Takimi është vlerësuar si i ngrohtë dhe i orientuar drejt bashkëpunimit strategjik.

Osmani ka theksuar se dy vendet duhet të vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën në çdo rrethanë, duke thelluar partneritetin institucional dhe kombëtar.

“Në prag të festave të fundvitit, i përcolla urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti që vjen të sjellë edhe më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian për dy shtetet tona.” /Gjurmuesi/

About the Author