Shoqëria civile: Sulmet ndaj gjyqësorit po e dëmtojnë kredibilitetin e sistemit gjyqësor

Një grup prej 22 organizatash të shoqërisë civile ka dalë publikisht kundër sulmeve verbale të bëra ndaj gjyqtarëve nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, duke paralajmëruar..

2 minutes

Read Time

Një grup prej 22 organizatash të shoqërisë civile ka dalë publikisht kundër sulmeve verbale të bëra ndaj gjyqtarëve nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, duke paralajmëruar se një diskurs i tillë cenon drejtësinë dhe krijon presion të panevojshëm mbi institucionet e pavarura.

Reagimi i tyre vjen pas një postimi të Alban Krasniqit, anëtar i KQZ-së nga Vetëvendosje, i cili në Facebook kishte përdorur gjuhë fyese ndaj gjykatave dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi Gjykata Supreme refuzoi ankesën e Vetëvendosjes në lidhje me votimin jashtë vendit. PZAP kishte vendosur që qendrat e votimit në diasporë të kufizoheshin vetëm në përfaqësitë diplomatike, duke pranuar ankesën e LDK-së ndaj vendimit të KQZ-së.

Në reagimin e tyre të përbashkët, organizatat thanë se “Krasniqi ka publikuar një status në llogarinë e tij në Facebook, në të cilin fyen dhe denigron gjyqtarët e gjykatave dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) me fjalë poshtëruese. Kjo sjellje ka për qëllim të dëmtojë kredibilitetin e sistemit gjyqësor, të nxisë publikun të përdorë diskurs negativ ndaj gjyqtarëve dhe të krijojë klimë armiqësore ndaj tyre”.

Ato kërkuan nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të ndalojë menjëherë sulmet ndaj gjyqësorit dhe institucioneve të tjera.

“Ne kërkojmë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti që menjëherë të ndalojë sulmet ndaj sistemit gjyqësor dhe pushteteve tjera, siç janë mediat dhe organizatat e shoqërisë civile, sa herë që nuk pajtohet me to”, thuhet në deklaratë.

Organizatat kujtuan edhe detyrimin ligjor e etik për të respektuar vendimet e gjykatave, duke theksuar se çdo kundërshtim duhet bërë vetëm përmes procedurave të rregullta.

“Ne u rikujtojmë anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, e sidomos atyre që njëkohësisht ushtrojnë funksione publike, se e vetmja formë e kundërshtimit të vendimeve gjyqësore është përmes apelimit të tyre. Një gjë e tillë është e paraparë edhe me Rekomandimin CM/Rec (2010)12 të Këshillit të Europës për gjyqtarët… Ata duhet të shmangin gjithashtu veprimet që mund të vënë në pikëpyetje vullnetin e tyre për të zbatuar vendimet e gjyqtarëve, përveç rasteve kur shprehin qëllimin e tyre për të apeluar vendimin”, theksohet në reagim.

Në fund, organizatat theksuan se “sistemi gjyqësor është një shtyllë e fuqishme që mbron demokracinë në vend”. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports