Bizneset turke tregojnë interes për partneritet me Kosovën

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, zhvilloi sot një takim me një delegacion të bizneseve turke, të udhëhequr nga Osman Servi, kryetar..

1 minute

Read Time

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, zhvilloi sot një takim me një delegacion të bizneseve turke, të udhëhequr nga Osman Servi, kryetar i UTSIAD-it në Stamboll, organizatë që përfaqëson industrinë dhe biznesin turko-ndërkombëtar. Ky takim u fokusua në zgjerimin e mundësive të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Sipas njoftimit të zyrës për informim të AKB-së, gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e investimeve, shkëmbimet tregtare dhe krijimin e partneriteteve të reja mes bizneseve të të dy vendeve.

“Z. Osman Servi theksoi se bizneset turke janë të interesuara për bashkëpunim më të ngushtë me AKB-në dhe për të eksploruar mundësitë që ofron tregu i Kosovës. Ai u shpreh se ekziston potencial i madh për projekte të përbashkëta në sektorë të ndryshëm ekonomikë.

Nga ana tjetër, Agim Shahini vlerësoi lartë gatishmërinë e UTSIAD-it për bashkëpunim dhe shprehu përkushtimin e AKB-së për të lehtësuar lidhjen e bizneseve dhe për të krijuar ura të reja partneriteti ndërmjet dy vendeve”, thuhet pos tjerash në këtë njoftim.

Takimi përfundoi me zotimin për të vazhduar komunikimin dhe përgatitjen e hapave konkretë drejt realizimit të bashkëpunimeve të ardhshme. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports