IKD: 2.47% e të akuzuarve për korrupsion janë figura të larta, nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024-2025

Raporti më i fundit i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) hedh dritë mbi performancën e sistemit të drejtësisë në trajtimin e rasteve të korrupsionit, duke treguar se ndjekja e zyrtarëve të profilit të lartë mbetet ende e kufizuar. Të dhënat për vitin 2024 dhe nëntëmujorin e parë të vitit 2025 tregojnë se shumica e rasteve të korrupsionit lidhen me persona të niveleve të ulëta dhe të mesme, ndërsa të akuzuarit e profilit të lartë janë të pakët.

Sipas raportit të publikuar nga IKD, nga 444 persona të akuzuar për korrupsion në periudhën 2024-2025, vetëm 11 janë zyrtarë të profilit të lartë, duke përbërë vetëm 2.47% të totalit. Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD, theksoi se vetëm 3 prej 11 të akuzuarve janë akuzuar gjatë kohës që kanë mbajtur detyrën zyrtare, ndërsa pjesa tjetër janë akuzuar pas largimit nga detyra. Ai shtoi se gjatë nëntëmujorit të parë të 2025, nga katër zyrtarë të akuzuar, vetëm njëri ishte ish-zyrtar, ndërsa tre të tjerët akuzohen për pozitat që ende mbajnë. Për vitin 2024, të gjithë 7 zyrtarët e nivelit të lartë ishin akuzuar si ish-zyrtarë.

Shala po ashtu theksoi se Prokurori i Shtetit ka shënuar regres në trajtimin e lëndëve, duke ngritur 293 aktakuza në vitin 2024 dhe 151 në nëntëmujorin e parë të 2025. Ai shtoi se ndjekja e korrupsionit të nivelit të lartë aktivizohet kryesisht pasi zyrtarët humbasin fuqinë politike, duke treguar hesitimin e sistemit të drejtësisë ndaj personave me ndikim të madh institucional ose politik.

Alfons Lentz nga Zyra e Bashkimit Evropian, gjatë tryezës së organizuar nga IKD, vuri në dukje se ndonëse ka progres në sistemin e drejtësisë, kjo nuk reflektohet te rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe pritjen për Strategjinë Kundër Korrupsionit që do ta forcojë këtë bashkëpunim.

“Tash gjërat po duket më mirë, por kur vije fjala te rastet e nivelit të lartë korruptiv, nuk po ndodh një gjë e tillë”, ka thënë ai. Lentz shtoi se akterët e sistemit duhet të komunikojnë më mirë mes vete, të dëgjojnë organizatat e shoqërisë civile dhe raportet tjera, si dhe të prioritizojnë rastet e korrupsionit, duke ruajtur integritetin dhe llogaridhënien brenda institucioneve.

Ndryshe, IKD organizon tryezën e diskutimit të martën në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion 2025”, e cila mbahet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile me moton “Bashkë kundër korrupsionit”. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës