Një prej instrumenteve më të lashta dhe më simbolike të kulturës shqiptare ka marrë sot një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar. Lahuta është futur zyrtarisht në listën e UNESCO-s si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale që kërkon mbrojtje urgjente, duke u renditur kështu mes elementeve që konsiderohen të pazëvendësueshme për identitetin kulturor.
Lajmin e ka ndarë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.
“LAHUTA, PJESË E UNESCO-s
Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente”, ka shkruar Rama. /Gjurmuesi/









