Tre të akuzuar për sulmin në kanalin e “Ibër Lepencit”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për veprime që rrezikojnë sigurinë publike dhe për akte të tjera të rënda, pas një hetimi të përbashkët me Policinë e Kosovës – Drejtoria Kundër Terrorizmit dhe partnerët evropianë. Të pandehurit akuzohen për vepra penale që lidhen me shkatërrimin e instalimeve publike, armëmbajtje pa leje dhe spiunazh.

Sipas aktakuzës, më 29 nëntor 2024 në fshatin Varagë të Zubin Potokut, J.V. dhe D.V., së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, kanë vendosur një sasi eksplozivi (rreth 20 kilogram TNT) në brendësi të kanalit “Ibër Lepenc”. Eksplozivi ishte aktivizuar përmes një çante të lidhur me një shtyllë betoni, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në strukturën e betonit, ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, rrezikim të prodhimit të energjisë elektrike dhe dëm ekonomik për ndërmarrjen “Ibër Lepenc” në vlerë prej 376,774.70 euro.

J.V. dhe D.V. akuzohen për veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike” nga neni 122, në lidhje me “Kryerjen e veprës terroriste”. Të njëjtit, së bashku me I.D., akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje. Për më tepër, J.V. akuzohet për veprën penale “Spiunazh”, duke vepruar në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, ku kishte mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim përdorimi në aktivitete kundërligjore në territorin e Kosovës.

Aktakuza u ngrit 10 ditë më parë, një vit pas kohës kur ndodhi sulmi. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës