Një incident është raportuar të hënën në Qendrën për Integrim dhe Rehabilitim Social të Komuniteteve të Pasigurta, ku një pacient ka dalë jashtë institucionit pa leje. Rasti ka vënë në lëvizje Policinë e Ferizajt, të cilët tashmë po kërkojnë personin e larguar.
Zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli, ka konfirmuar se pacienti me inicialet A.E. nuk njihet si person që ka kryer më parë veprime të tilla. Ai është shpallur në kërkim dhe ende nuk është gjetur nga autoritetet.
“Jemi njoftuar se pacienti m/sh/k prej orës 12:30 nuk është në Q.I.R.S.K.P. Vlenë të ceket se i njejti nuk është recidivist i ikjeve nga enti. Personi vërehet në pamje fizike që është me të meta dhe po ashtu me njërën këmbë çalon, i gjatë është rreth 170 cm”, deklaroi Veseli.
Aktualisht nuk ka informacione për vendndodhjen e tij. /Gjurmuesi/







