BE-ja e cilëson zyrtarisht Kosovën si vend të sigurt për azil

Bashkimi Evropian ka zyrtarizuar një vendim të ri me rëndësi për proceset e migracionit dhe azilit, duke përfshirë Kosovën dhe shtatë shtete të tjera në kategorinë e vendeve të sigurta të origjinës. Ky klasifikim ndryshon mënyrën se si trajtohen kërkesat për azil nga shtetasit e këtyre vendeve.

Në një njoftim të lëshuar nga Këshilli Evropian, theksohet:

“Sot Këshilli ka miratuar qëndrimin e tij mbi dy aktet ligjore të BE-së, të cilat do të forcojnë zbatimin praktik të koncepteve kryesore mbi vendet e sigurta në rregullat e azilit të BE-së. Këto ligje të reja për migracionin synojnë të vendosin procedura më të shpejta dhe më efektive të azilit për ata që nuk duhet të marrin mbrojtje brenda BE-së”.

Sipas këtij vendimi, Kosova renditet ndër vendet që konsiderohen të sigurta, duke nënkuptuar se kërkesat për azil nga qytetarët kosovarë do të mund të përpunohen në kohë më të shkurtër dhe përmes procedurave të thjeshtuara.

BE e ka bazuar këtë përfshirje në vlerësimin se Kosova siguron mbrojtje adekuate për qytetarët e saj dhe nuk përbën rrezik për persekutim apo shkelje të rënda të të drejtave themelore.

Ky hap pritet të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën se si trajtohen aplikimet për azil në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës