KEK: Emërohet ushtrues detyre i ri

Pas largimit të Ramadan Ahmetit nga pozita e Drejtorit të Termocentralit B, ka ndodhur një ndryshim i ri në strukturën drejtuese të Korporatës Energjetike të..

1 minute

Read Time

Pas largimit të Ramadan Ahmetit nga pozita e Drejtorit të Termocentralit B, ka ndodhur një ndryshim i ri në strukturën drejtuese të Korporatës Energjetike të Kosovës. Sipas burimeve brenda KEK, sot është emëruar Jonuz Saraqi si Ushtrues Detyre i Drejtorit të Termocentralit Kosova B.

U.D. i drejtorit ekzekutiv të KEK, Gramos Hashani, ka marrë vendimin për të caktuar Saraqin në këtë rol, duke e rikthyer në drejtim të lartë brenda institucionit.

Saraqi ka shërbyer më parë si drejtor i Termocentralit “Kosova A”. Në vitin 2024, ai ishte shkarkuar nga ish-drejtori i KEK, Bekir Gerguri, për shkak të performancës së dobët. Megjithatë, këtë vit Hashani e kishte emëruar drejtor teknik në TCB, dhe tani ka vendosur ta bëjë edhe Ushtrues Detyre të Drejtorit të Termocentralit Kosova B.

Ndërkohë, paraardhësi i Saraqit, Ramadan Ahmet, u shkarkua të premten e kaluar nga pozita. Ndërsa situata në sektorin energjetik të Kosovës mbetet e vështirë, Hashani po merr vendime të shpejta për emërime dhe shkarkime brenda KEK.

Së fundmi, vëllai i ish-deputetit Bylbyl Sokoli është emëruar Ushtrues Detyre i Drejtorit Operativ të Termocentraleve dhe Minierës. Ky emërim ka nxitur reagime, pasi Sokoli është kimist me profesion, çka e bën të pazakontë caktimin e tij në një pozitë kaq teknike dhe me përgjegjësi të lartë në operimin e termocentraleve dhe minierave. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports