Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka dhënë një mesazh mirënjohjeje për diasporën, duke vlerësuar rolin e saj vendimtar në momentet kyçe të historisë së Kosovës. Ai ka theksuar se diaspora ka mbështetur vendin në mënyrë të vazhdueshme, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë moral.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Haradinaj ka përkujtuar angazhimin e mërgatës gjatë rezistencës paqësore dhe më pas gjatë luftës, duke u bërë pjesë aktive e përpjekjeve për liri dhe logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Gjatë luftës, diaspora ishte aktivisht e angazhuar, duke u bërë pjesë e përbërëse e luftës për liri dhe logjistikës së UÇK-së. Vëllezërit dhe motrat nga diaspora ishin zëri ynë në botë për të treguar vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kosovës. Pas luftës, diaspora ka qenë bashkë me ne, në çdo hap të rindërtimit dhe zhvillimit të vendit. Diaspora dhe Kosova janë NJË, të pandashme!”, ka shkruar Haradinaj ndër të tjera.
Postimi i plotë i Haradinajt:
“Diaspora ka qëndruar gjithmonë krah për krah me Kosovën!
Në kohën e rezistencës paqësore, ata ishin hambari i Kosovës, mbështetja jonë ekonomike dhe morale.
Gjatë luftës, diaspora ishte aktivisht e angazhuar, duke u bërë pjesë e përbërëse e luftës për liri dhe logjistikës së UÇK-së.
Vëllezërit dhe motrat nga diaspora ishin zëri ynë në botë për të treguar vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kosovës.
Pas luftës, diaspora ka qenë bashkë me ne, në çdo hap të rindërtimit dhe zhvillimit të vendit.
Diaspora dhe Kosova janë NJË, të pandashme!” /Gjurmuesi/







