Detaje tronditëse nga Klina: Gruaja që u gjend pa shenja jete ishte shtatëzënë

Një grua është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Grabanicë të Klinës, pranë urës së Lumbardhit, duke alarmuar autoritetet lokale. Rasti u konfirmua nga..

1 minute

Read Time

Një grua është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Grabanicë të Klinës, pranë urës së Lumbardhit, duke alarmuar autoritetet lokale.

Rasti u konfirmua nga Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, i cili bëri të ditur se policia u njoftua rreth orës 13:00. Ai shtoi se mjeku konstatoi vdekjen në vendin e ngjarjes dhe se hetuesit policorë dhe prokurori i shtetit ishin të pranishëm. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Gashi theksoi se viktima ishte raportuar e zhdukur nga familja një ditë më parë, rreth orës 19:00. “Për rastin ishin nisur hetimet si ‘Person i zhdukur’. Policia ka nisur kërkimet dhe sot u konfirmua se trupi i pajetë i gjetur i përkiste të njëjtës person,” tha ai.

Prokuroria e Pejës, përmes zëdhënësit Shkodran Nikçi, bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë edhe njësitet e zjarrfikësve, të cilët ndihmuan në nxjerrjen e trupit. Ai shtoi se me urdhër të prokurorit, trupi u dërgua në IML dhe policia ka marrë autorizimin për të kryer të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Rasti aktualisht po trajtohet si “Hetim i vdekjes”. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports